Linja Këshillimit për Burra dhe Djem

Workshop “A real man never hurts a woman”

Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem vijon serinë e workshopeve në shkolla, nëpërmjet projektit ” A real man never hurts a woman”.
Sot, ishim me nxënësit e shkollës Harry Fultz. Gjatë këtij bashkëbisedimi tema ishte: “Njohja dhe shprehja e emocioneve”
Qëllimi i këtij workshopi ishte për t’i njohur emocionet bazë dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen të rinjtë në të shprehurit e emocioneve të caktuara, pasojat dhe marrëdhëniet e tyre.

Nënshkrim i marrëveshjes së Linjës Kombëtare për viktimat e dhunës në familje

In November 25th, the Director of CLMB and CLWG signed the contract with Ministry of Social Welfare for being the National Hotline Center for Victims of Domestic Violence.

The activity was covered from every media in the country and in the event that started officially the 16 days in Albania participated more than 500 hundred people.

04

Më 25 Nëntor, Drejtoresha Ekzekutive e Linjës së Këshillimit për Burra dhe Djem dhe Linjës së Këshillimit për Grad he Vajza, nënshkroi me Ministrin e Mirëqënies Rinisë dhe Sporteve  marrëveshjen e Linjës Kombëtare për viktimat e dhunës në familje. Tashmë një numër pa pagesë , 116 117, do të jetë në dispozicion të çdo rasti në nevojë. Ky aktivitet I cili pati një pjesmarrje të madhe përkon me fillimin e 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës në familje.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri vesh ngjyrën portokalli

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri veshi ngjyrën portokalli në mbështetje të 16 ditëve të aktivizmit edhe nëpërmjet organizimit të dy eventeve “Femsaloon” me temë dhunën me bazë gjinore. Takimi i parë i 7 dhjetorit diskutoi rolin e medias në mbulimin e çështjeve dhe dhunës me bazë gjinore. Në takimin e dytë, më 10 dhjetor, pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutonin krimin me bazë gjinore nëpërmjet shembujve dhe rasteve konkrete. Të dyja këto takime nxitën një shkëmbim intensiv përvojash dhe idesh në lidhje me situatën në Shqipëri, sfidat e grave të dhunuara, mbulimin mediatik të dhunës me bazë gjinore si dhe efektivitetin e mekanizmave për raportimin dhe mbrojtjen e viktimave, me theks të veçantë mbi rolin e Policisë së Shtetit në përgjigje ndaj këtyre sfidave.

Forumi “Orange the World”

Eventi u zhvillua në Muzeun Historik Kombëtar dhe kishte si qëllim për të ndihmuar në ndërgjegjësimin e nxënësve të shkollave të mesme për dhunën me bazë gjinore dhe nismat që ekzistojnë për ta parandaluar atë. Gjatë aktivitetit u shfaq e një video të shkurtër, me intervista të të të mbijetuarve të dhunës në familje, dhe u vazhdua me mesazhe të shkurtra / dëshmi të dy nxënësve të shkollave të mesme, dy aktivistë, të mbijetuar dhe një gazetar.

Një ekspozitë me fotografi mbi temën e barazisë gjinore u shfaq në sallën e ngjarjeve.

Trajnimi i radhes me punonjesit e Sherbimit te Proves

Ne kuader te “16 Diteve te aktivizmit kunder dhunes me baze gjinore” u zhvillua trajnimi i rradhes me punonjesit e Sherbimit te Proves, Tirane. Qellimi i trajnimit eshte te ndihmoje ne rritjen e kapaciteteve te punonjesve te sherbimit te proves ne menyre qe te rritet cilesia e sherbimit per te pasur nje pergjigje sistematike efektive ne rastet e dhunes ne familje dhe punes me dhunuesit.

Linja e Këshillimit për Burra dhe Djeme, Tiranë dhe Zyra për Djem dhe Burra, Shkodër në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, zhvilluan modulin e parë të hapur në datat 7 – 8 dhjetor 2017 me temë “Komunikimi me një dhunues”.
Duke targetuar punonjës të shërbime të ndryshme publike dhe që janë në kontakte me dhunuesit (gjykata, shërbimi i provës, shërbimet sociale bashkiake, policia, etj…).
Gjithashtu edhe organizata që punojnë në fushën e dhunës në familje, përfaqësues të Ministrisë, përfaqësues të mekanizmave të referimit të rasteve të dhunës në familje, trajner dhe këshillues që praktikojnë këshillimin me dhunuesin.

Zhvillimi i moduleve të hapura të trajnimit synon të promovojnë rëndësinë e trajtimit të dhunuesve në ndërhyrjet kundër dhunës me bazë gjinore, të forcojë bashkëpunimin ndërmjet ofruesve të shërbimeve për dhunuesit dhe aktorëve të tjerë publikë si dhe të krijojë një rrjet kombëtar profesionistesh të interesuar në fushën e këshillimit të dhunuesve.

Ky aktivitet u realizua fal mbështetjes financiare të IAMANEH Zvicër.

rejtoresha e CLMB Iris Luarasi, Ministri I Mirëqënies Rinisë dhe Sporteve Blendi Klosi si dhe Kryetarja e Grupit Parlamentar për Integrim Majlinda Bregu ishin të ftuar tek “Tonight Ilva Tare”

On December 14th, 2016 the director of CLMB was invited in the panel of the program “Tonight Ilva Tare” at Ora News with Minister of Social Welfare and Youth Mr. Klosi and the head of Integration Parliamentary Group Mrs. Majlinda Bregu to debate for 2 hours on domestic violence in Albania

http://www.oranews.tv/vendi/dhuna-ndaj-grave-bregu-reagimi-institucional-jo-i-shpejte/

 

Më 14 Dhejtor 2016 Drejtoresha e CLMB Iris Luarasi, Ministri I Mirëqënies Rinisë dhe Sporteve Blendi Klosi si dhe Kryetarja e Grupit Parlamentar për Integrim Majlinda Bregu  ishin të ftuar tek “Tonight Ilva Tare” për të diskutuar mbi dhunën në familje në Shqipëri.