Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në eventin “Fushata e Baballarëve”, i pari i këtij lloji në Shqipëri. Ky event do të zhvillohet ditën e enjte, më 16 korrik 2015 në orën 18:00 te Parku “Rinia” për t’ju bashkuar fushatës botërore për promovimin e përfshirjes së burrave dhe djemve si përkujdesës të barabartë dhe jo të dhunshëm nga MenCare, ku Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem është organizata implementuese e kësaj fushate.