Aktivitetet kryesore të Linjës së Këshillimit për Burra dhe Djem janë si në vijim:

Ofrojmë seanca këshillimi për burra dhe djem.
Trajnime me të rinjtë, formim grupesh.
Trajnimet në shkolla dhe qendrat rinore
Fushatat publike në mediat vizive dhe auditive
Informacione dhe advokim për të rinjtë

 

Çfarë Synojmë…

Reduktimin e dhunës në familje.
Ndërgjegjësimin për çështje të dhunës në familje nga një perspektivë ku në fokus është dhunuesi.
Të rinj të edukuar dhe me një qasje kundër dhunës në familje e më gjerë.
Aktivitete advokuese dhe lobuese për parandalimin e dhunës
Kërkime rreth çështjes së dhunës me në fokus dhunuesin.

 

Në punën tonë me dhunuesit ne synojmë.

Individi të kuptojë origjinën dhe burimin e dhunës.
Individi të jetë i ndërgjegjshëm për veprimin që ka kryer.
Individi të marrë përsipër përgjegjësinë e veprimit te tij.
Së bashku me individin të ndërtojmë plane ndërhyrje për trajtimin e tij.