Stafi i Linjës së Këshillimit për Burra dhe Djem së bashku me djemtë e Klubit “Bëhu Burrë” i është bashkuar nismës qytetare për pastrimin e qytetit të Tiranës. Mbajtja pastër e ambjentit është përgjegjësi e të gjithëve dhe siguron një jetë më të shëndetshme dhe të sigurtë për këdo.