Infeksionet Seksualisht te Transmetuara (SST)

MBROHU !

Sa herë që bëjmë  seks pa prezervativ jemi në rrezik të infektohemi, për më tutje mund të komplikohet sepse shum infeksione seksualisht transmetuese në fillim nuk kanë simptoma të dukshme – ne nuk e dimë se jemi te infektuar dhe në shikim te parë nuk ka asgjë të keqe tek ne. Nëse nuk paraqitemi te mjeku në kohë dhe infeksioni përparon, trajtimi i tij bëhet më i komplikuar.

Ja pse ështe shum e rëndësishme që gjatë secilit dhe çdo kontakti seksual ne përdorim produktin e pazëvendësueshëm, unik, te domosdoshëm, brilant, super-heroik, të quajtur PREZERVATIV!

SST ndahen ne tri grupe:

Në grupin e parë bëjnë pjesë ato të cilat shkaktohen nga bakteriet.

Janë shumë të mërzitshme dhe të pakëndshme. Lajmi mirë është që traitimi me antibiotikë është i suksesshëm.

Trajtimi i infeksioneve seksualisht transmetuese të shkaktuara nga viruset, zakonisht janë të pa kurueshme. Simptomat e tyre mund te shërohen apo te lehtësohen,por virusi ngelet në trupin e personit i cili ka qenë i infektuar dhe mund te transmetohet tek të tjerët me kontakte seksuale.

Grupi tretë përbëhet nga infeksionet fungiale dhe parazitët.

Është shum gjë e mirë nëse ju i besoni partnerit tuaj mashkull,poashtu edhe nëse i besoni partnerit femër.Sido që te jetë, besimi nuk është arsye që t’ju shmangeni perdorimit të prezervativit. Për më tepër: personi i cili insiston në përdorimin e prezervativit është një person që meriton besimin. Këta persona tregojnë që ata kujdesen për shëndetin tuaj dhe të tyre poashtu nuk deshirojnë që afërsia juaj të shëndrohet në një film të frikshëm. Gjatë këtij filmi në vend të kokoshkave, merret drogë, dhe mardhënia juaj dhe shoqëria kthehet në akuza dhe fajësime.

Përderisa të rinjët janë më aktiv seksualisht, ata janë grupi me rrezikshmëri më të lartë. Nëse keni më tepër se një partner, rreziku për tu infektuar është më i madh, sepse duke pasur një mardhënie seksuale të pambrojtur, ju nuk keni hyrë në lidhje vetëm me një person por me të githë ata që kanë pasur seks pa mbroitje me atë person para jush

Vetëm prezervativi dhe abstenimi na mbrojnë nga SST.

Simptomat e SST mund te jenë:

  • Shtimi apo ndryshimi i sekretit vaginal, të penisit apo anusit.
  • Senzitiviteti, ndjenja e djegjës, apo kruarja e organeve gienitale apo anale
  • Ndjenia e djegies dhe dhimbje pas ose giatë urinimit
  • Dhimbje dhe ënjtje e ijeve
  • Dhimbje dhe ndjeshmëri në pjesën e poshtme të abdomenit
  • Plage, Iytha, fshika apo ndonjë kërpudhe e gieniataleve, zonave reth organeve gienitale apo anale dhe në gojë

Nëse keni ndonjë nga këto simptoma ,

VIZITONI MJEKUN MENJËHERE?

P.s #NejemiLinjaKëshillimit

#BëhuBurrë #TregoVlera

#KlubiBëhuBurrë

@iamaneh_schweiz

 

logoclmb_02

PRINDËRIMI DHE SJELLJA E FËMIJËS

Dhuna përkufizohet si – “𝑷ë𝒓𝒅𝒐𝒓𝒊𝒎𝒊 𝒊 𝒇𝒐𝒓𝒄ë𝒔 𝒇𝒊𝒛𝒊𝒌𝒆 𝒐𝒔𝒆 𝒑𝒖𝒔𝒉𝒕𝒆𝒕𝒊𝒕, 𝒏𝒅𝒂𝒋 𝒗𝒆𝒕𝒗𝒆𝒕𝒆𝒔, 𝒏𝒋ë 𝒑𝒆𝒓𝒔𝒐𝒏𝒊 𝒕𝒋𝒆𝒕ë𝒓, 𝒐𝒔𝒆 𝒌𝒖𝒏𝒅ë𝒓 𝒏𝒋ë 𝒈𝒓𝒖𝒑𝒊 𝒐𝒔𝒆 𝒌𝒐𝒎𝒖𝒏𝒊𝒕𝒆𝒕𝒊, 𝒒ë 𝒓𝒆𝒛𝒖𝒍𝒕𝒐𝒏 𝒐𝒔𝒆 𝒌𝒂 𝒏𝒋ë 𝒈𝒋𝒂𝒔ë 𝒕ë 𝒍𝒂𝒓𝒕ë 𝒑ë𝒓 𝒕ë 𝒓𝒆𝒛𝒖𝒍𝒕𝒖𝒂𝒓 𝒏ë 𝒍ë𝒏𝒅𝒊𝒎, 𝒗𝒅𝒆𝒌𝒋𝒆, 𝒅ë𝒎𝒕𝒊𝒎 𝒑𝒔𝒊𝒌𝒐𝒍𝒐𝒈𝒋𝒊𝒌, 𝒌𝒆𝒒𝒛𝒉𝒗𝒊𝒍𝒍𝒊𝒎 𝒐𝒔𝒆 𝒑𝒓𝒊𝒗𝒊𝒎.”
📌Sjellja e dhunshme shpesh fillon me kërcënime verbale, por me kalimin e kohës përshkallëzohet duke përfshirë dëmtime fizike.
📌Dhuna është sjellje e mësuar, prandaj është veçanërisht e rëndësishme t’i ndihmoni fëmijët tuaj të mësojnë se dhuna nuk është një mënyrë e shëndetshme për të zgjidhur konfliktin.
Kur keni një fëmijë që sillet jo mirë dhe është mosrespektues ose përçarës, është e lehtë ta krahasoni atë me të ashtuquajturit “fëmijë të mirë”, të cilët duken se nuk u sjellin prindërve telashe.
Shumë prindër ndihen të pashpresë për mundësinë që ta mësojnë ndonjëherë fëmijën e tyre që të bëhet lloji i një anëtari të mirë të familjes për të përmbushur idetë që prindi kishte para se fëmija të vinte në jetë.
E vërteta është se sjellja e mirë nuk është magji. Përkundrazi, sjellja e mirë është një aftësi që mund të mësohet.
📌Studimet tregojnë se aftësitë më të rëndësishme që fëmijët duhet të mësojnë si bazë për sjellje të mirë janë:
1️⃣Si të lexojnë situatat sociale,
2️⃣Si të menaxhojnë emocionet
3️⃣Si t’i zgjidhin problemet në mënyrë të përshtatshme.
Zotërimi i këtyre 3 elementeve bazë bën të mundur që fëmija të dijë të sillet në mënyrë të shëndetëshme kur të jetë i rritur.
📣Mos harrojmë se bota e një fëmije është me shumë ngjyra , dhe ne më të rriturve na takon ti kuptojmë, dëgjojmë,mbështetesim dhe edukojmë ata.
Nëse e shihni të nevojshme konsultimin me një profesionit , mos nguroni të na kontaktoni !
Literaturë: Child Welfare Information Gateway. (2013). Long-term consequences of child abuse and neglect.

TI NUK JE VETEM!!!

TI NUK JE VETEM!!! Të mblidhemi bashkë nesër në ora 16:00 te sheshi “Nënë Tereza” që t’ju tregojmë gjithë dhunuesve dhe përdhunuesve se TI ke shumë gra, vajza, djem dhe burra që bëhen zëri yt. Thanks to Bloom Empowering Community dhe Rakela Hunçi per dizenjimin fantastik ❤️
Mos Hesht!!! Dhuna është krim! ☎️ në numrin pa pagesë 116117 Linja e Keshillimit per Gra dhe Vajza

Për shkak të gjendjes së krijuar nga rreziku i Koronavirusit, është e rëndësishme të ndjekim nismat e marra për të kontribuar në përmirësimin e situatës. Por ne, punojmë online.

Për shkak të gjendjes së krijuar nga rreziku i Koronavirusit, është e rëndësishme të ndjekim nismat e marra për të kontribuar në përmirësimin e situatës. Por ne, punojmë online.
Ju mund të na gjeni në kontaktet e mëposhtme:
Celular: +355 67 41 32552
Facebook: Linja Keshillimit per Burra dhe Djem
Skype: Linja Keshillimit per Burra dhe Djem
Hangouts: linjakeshillimitperburra@gmail.com

Ja falenderojmë për mirëkuptimin!
Me respekt,
Stafi i Linjës së Këshillimit për Burra dhe Djem.
#Staysafe

Tryezë Kombëtare “Reago Njerzishëm, Jo me Dhunë”

Final Event closing conference “React as Human, Against Violence”

On December 5th, 2016 at Tirana Hotel International, Counselling Line for Men and Boys in cooperation with Ministry of Social Welfare and Youth, organised the National Round Table “React as Human, Without Violence” for engaging men and boys in fighting domestic violence and jointly share common achievement and challenges in fighting violence against women and gender based violence as well as great results from the three year project of CLMB as part of Care International Project.

During this event we showed the video message “React as Human, not with violence”

The event had as distinguished panelist the following:

Mr. Blendi Klosi, Minister, Ministry of Social Welfare and Youth

Mr. Heinz Habertheuer, Head of Office, Austrian Development Agency, Albania

Mrs. Dewi van der Veerd, Ambassador of the Netherlands to Albania

Mrs. Ariel Ahart, Public Health Specialist,

In this activity participated around 100 stakeholders from government institutions, partner NGO-s and teachers from the schools we have worked with.

Also this activity was broadcasted in all main TV Channels in Albania. The number of people who reach this activity was very large. The news was broadcasted from national TVchannels such as Klan TV, Top Channel, Vizion + and public broadcaster TVSH. The news also was broadcasted in news TVs such as: News 24, Ora News and Report TV.

The following are some links for the Round Table organized from CLMB in different media

Më 5 dhjetor, 2016 në Hotel Tirana International, Linja e Këshillimit  për Burra dhe Djem, në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë organizuan Tryezës Kombëtare “Reago Njerzishëm, Jo me Dhunë” për angazhimin e burrave dhe djemve në luftën kundër dhunës në familje dhe së bashku ndanë arritjet dhe sfidat në luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore, si dhe rezultate të mëdha nga projekti tre vjeçar të CLMB si pjesë e projektit Care International.

Gjatë këtij  eventi  u shfaq Video  mesazhi “Reago Njerzishëm, Jo me Dhunë”

Ky event  kishte panelist të shquar si në vijim:

  1. Blendi Klosi, Ministër, Ministri e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
  2. Heinz Habertheuer, Shefi i Zyrës, Agjencia Austriake për Zhvillim, Albania

Znj Dewi van der Veerd, Ambasadori i Holandës në Shqipëri

Znj Ariel Ahart, Specialiste e Shëndetit Publik,

Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 100 aktorët nga institucionet qeveritare, OJQ-të partnere dhe mësues dhe nxenes nga shkollat që kemi punuar per tre vite.

Gjithashtu ky aktivitet u transmetua në të gjitha kanalet kryesore televizive në Shqipëri. Lajmi u transmetua nga TVchannels kombëtare si TV Klan, Top Channel, Vizion + dhe transmetuesin publik TVSH. Lajmi gjithashtu është transmetuar në TV lajme të tilla si: Neës 24, Ora Neës dhe Raporti TV.

Më poshtë janë disa linke për tryezën e rrumbullakët të organizuar nga CLMB e cila u shfaq në media të ndryshme

Portretizimi i gruas dhe gjuha e urrejtjes seksiste ne media

Diskutim i hapur me teme “Portretizimi i gruas dhe gjuha e urrejtjes seksiste ne media”. Ne kete takim ishin te ftuar panelistet Claudia Hinzer, Oficere Politike dhe Ekonomike në Ambasadën Kanadeze në Romë, deputet Nora Malaj dhe Milva Ikonomi, Profesor Rrapo Zguri si dhe Drejtoresha e Linjes se Keshillimit per Gra dhe Vajza, Iris Luarasi.

Ne takim morem pjese studente te Gazetarise te cilet u perfshine ne diskutim me panelistet dhe ndane eksperiencat personale lidhur me Gjuhen e Urrejtjes ne median Shqipetare.